Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 10 milionë s'janë asgjë për sheikët, Mario Mitaj drejt gjigantit të Arabisë Saudite

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 10 milionë s'janë asgjë për sheikët,
Cristiano Ronaldo, Mario Mitaj, Karim Benzema

Pas performancës fantastike më Kombëtaren shqiptare në Euro 2024, Mario Mitaj vazhdon që të jetë në qendër të merkatos. Si fillim ishte Juventusi ekipi i interesuar për 20-vjeçarin, por tani në skenë ka dalë një tjetër emër.

Bëhet fjalë për Al-Ittihad. Klubi nga Arabia Saudite është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa shohin te Mitaj perfektin për atë pozicion. Shuma e kërkuar nga Lokomotiva e Moskës e cila zotëron kartonin e shqiptarit, është rreth 10 milionë euro. Një shifër kjo mjaft e përballueshme për sheikët arabë.

Pritet të shihet nëse interesimi i Al-Ittihad do të konkretizohet me një ofertë zyrtare ditët e ardhshme. Kujtojmë që në rast transferimi te ky ekip, Mitaj do të gjente aty ish-sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, por edhe një yll botëror si Kante.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga