Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 1 milionë euro transferim, portieri i Kombëtares shqiptare nis aventurën e re

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 1 milionë euro transferim, portieri i Kombëtares shqiptare
Kombëtarja shqiptare

Simon Simoni do të transferohet tek ekipi i Kaiserslautern në Bundesliga 2. Portieri i Kombëtares shqiptare do të mbyllë aventurën e tij me Ingolstadt nga ku është i huazuar, pasi kartonin e tij e zotëron Eintracht Frankfurt.

Megjithatë, këta të fundit do ta dërgojnë shqiptarin në një huazim afatgjatë. Sipas gazetarit të merkatos, Luka Bandini, Simoni do të jetë i huazuar te Kaiserslautern për 18 muaj, ndërsa në fund të këtij afati kohor, klubi gjerman që militon në Bundesliga 2, do të ketë të drejtën e blerjes për 1 milionë euro.

E BUJSHME/ 1 milionë euro transferim, portieri i Kombëtares shqiptare
Simon Simoni

Por, Frankfurt nuk do të heqë dorë përfundimit nga portieri i talentuar shqiptar. Klubi i njohur gjerman do të vendosë një klauzolë riblerje, me vlerë 3 milionë euro.

Kujtojmë se gardiani 20 vjeçar u transferua nga Dinamo te Eintracht Frankfurt në vitin 2023. Klubi shqiptar përfitoi 600 mijë euro nga shitja e portierit, që tashmë është duke ngjitur shkallët e karrierës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga