Myrto Uzuni shënoi mbrëmjen e djeshme dy gola, duke ndihmuar Granadën e tij të fitonte 3-2 përballë Eldense. Madje, kjo dopietë erdhi në një ditë të veçantë për beratasin, pasi ai luante ndeshjen e 100-të me Granadën.
Në përfundim të kësaj ndeshje ka folur dhe vetë bomberi i Kombëtares shqiptare. Uzuni tregohet modest duke thënë se është lider në fushë, teksa shton se çdo ditë do të japë maksimumin për të gëzuar tifozët.
“Personat që na respektojnë, duhet t’i respektojmë dyfish. Ndjej që këtu jam në shtëpi dhe njerëzit më duan shumë. Jam një lider në fushë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Dua të shënoj shumë gola për t’u kthyer në La Liga.
Nuk është e lehtë të luash 100 ndeshje me Granadën. Të gjithë e dimë që është një klub i madh. Jam duke punuar çdo ditë për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve”, është shprehur Myrto Uzuni.