
Besiktas do të bëjë një revolucion në këtë merkato verore për të ndërtuar një skuadër të denjë dhe konkuruese për titull. Në listën e klubit qarkullojnë disa emra lojtarësh për secilin pozicion, mes tyre edhe emra të mëdhenj si Di Maria.
Aktualisht në skaudër janë 2 shqiptarë si Ernest Muçi dhe Milot Rashica, ndërsa së fundmi mund t’u bashkohet edhe Mirlind Daku për të cilin ka interes nga klubi. Por, mesa duket nuk mjaftojnë kaq shqiptarë.
Mediat turke dhe ato italiane raportojnë se në orbitën e Besiktas është edhe Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si zgjidhja për të mbyllur boshllëqen në prapavijë që ka qenë thembra e akilit këtë sezon.