
Rey Manaj mbëmjen e djeshme do ta mbajë mend shumë gjatë. Sulmuesi ishte një nga protagonistët absolutë në fitoren 3-0 që Shqipëria mori ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”.
Lushnjari rikthehet te goli në Kombëtare pas thuajse 1 viti dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar jo 1 por 2 të tillë. dopieta e tij padiksutim që e ka futur atë në historinë e golashënuesve të Kombëtares.
Tashmë Manaj ka shkuar në kuotën e 10 golave me fanellën e kuqezi në 40 ndeshje të luajtura deri më tani. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme barazoi me gola Igli Taren dhe Sokol Kushtën, të cilët kanë kuotë të njëjtë golash me lushnjarin.
Ndërkohë nga krahu tjetër “kërcënon” 2 “bomberat” e tjerë kuqezi. Hamdi Salihi dhe Altin Raklli ndodhen në kuotën e 11 golave, ku lushnjarit i mjafton 1 gol në sfidat e ardhshme për të lënë prapa të tjera “legjenda” të Kombëtares.