Mario Mitaj debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Al Ittihad, në ndeshjen që këta të fundit fituan në shtëpi 3-0 përballë Al Ain. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Arabisë, me Ittihad që kaloi fazën e 1/16-ve.
Përsa i përket Mitajt, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Ai ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në minutën e 71’, kur u zëvendësua nga mesfushori Aouar. Ndërsa, nota e Mitajt për këtë sfidë ishte 7.2.
Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur dhe reagimi nga vetë 20-vjeçari. Nëpërmjet rrjeteve sociale Mitaj ka reaguar mbi debutimin e tij me ekipin arab.
“Shumë i lumtur me debutimin tim dhe fitoren e ekipit. Atmosferë e këndshme nga tifozët tanë. Le të shkojmë tigra”, shkruan Mitaj në profilin e tij në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram