Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Daku luan për ekipin, por ai duhet të jetë më shumë egoist"

Shkruar nga NEWSPORT
"Daku luan për ekipin, por ai duhet të jetë më
Mirlind Daku

Mirlind Daku është rikthyer të jetë protagonist me ekipin e Rubin Kazan në Rusi. Në fitoren që ekipi i Rubin Kazan mori 2-0 përballë Zenit, Daku ishte autori i golit të parë dhe asistues në të dytin. 26-vjeçari nga Gjilani është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e tij.

Diçka të tillë e pranojnë edhe lojtarët e Rubin Kazan. Një ndër to është Darko Jevtic, mesfushori që luan me Mirlind Dakun. Jevtic nuk kursen elozhet për Dakun, madje shton se shqiptari duhet të jetë egoist në disa raste, për të shënuar më shumë gola.

“Unë mendoj se Daku është një lojtar që luan për ekipin. Ndoshta duhet të jetë pak më i guximshëm, në disa situata sulmuesit duhet të jenë egoistë. Prandaj kjo ka një efekt të keq në statistikat e tij personale. Mund të kishtë më shumë gola të realizuar, sesa ka aktualisht. Daku ka shumë potencial, është i gjatë, i shpejtë dhe ka teknikë të shkëlqyer. Mund të arrijë shumë në karrierën e tij”, është shprehur Jevtic.

Deri më tani me fanellën e Rubin Kazan, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar 56 ndeshje, duke gjetur 12 herë rrugën e rrjetës dhe duke dhuruar 8 asist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga