Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Chelsea kërkon 40 milionë paund”, gazetari anglez: Ju tregoj arsyet pse mungon ende një marrëveshje

Shkruar nga NEWSPORT
“Chelsea kërkon 40 milionë paund”, gazetari anglez: Ju
Armando Broja

Armando Broja vazhdon të jetë në qendër të merkatos, ku disa ekipi kanë interes për shërbimet e tij. Prej muajsh tashmë flitet për një largim nga Chelsea, por deri tani asnjë ofertë nuk ka bindur drejtuesit për të lënë të lirë shqiptarin.

Gazetari i njohur anglez, Iomie Stanley ka folur për këtë situatë për “icfootballnews”. Anglezi ka theksuar se do të ishte shumë e çuditshme që Broja të mbetej pjesë e Chelsea pas merkatos së verës. Gjithashtu Stanley zbuloi edhe disa nga arsyet se pse deri tani nuk ka një marrëveshje të arritur për transferimin e 22-vjeçarit.

“Duket se klubet janë të gatshme vetëm të firmosin me Brojën në formë huazimi më shumë se sa një transferim përfundimtar. Kjo është kryesja pse ai është ende në klub.

Është raportuar se Chelsea kërkon 40 milionë paund për sulmuesin, një tjetër arsye pse ai vazhdon të jetë aty, por do të ulin kërkesën e tyre sa më shumë afron fundi i dritares së merkatos. Unë do të çuditesha shumë po ta shihja Brojën ende te Chelsea në fillimin e shtatorit, ai do të largohet para fundit të merkatos”, ka deklaruar gazetari anglez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga