Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Broja titullar dhe Bajrami ul në stol Laçin, Sylvinho ka dilema për “partnerin” e Gjimshitit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Broja titullar dhe Bajrami ul në stol Laçin, Sylvinho ka dilema
Kombetarja shqiptare

Shqipëria do të luajë pas 2 ditësh ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, duel që do të startojë në orën 20:45. Takim shumë delikat për kuqezinjtë, që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ekipi ynë i drejtuar nga Sylvinho prej ditësh vazhdon stërvitjet në kuadër të kësaj sfide. Braziliani ka në dispozicion të gjithë futbollistët, tek të cilët do të mbështetet ndaj serbëve.

Kështu “dhimbjet e kokës” për timonierin e Kombëtares janë të mëdha. Kjo pasi duhet të vendosë se kush do të jenë 11 luftëtarët që do të zbresin në “Arenën Kombëtare”.

Braziliani me shumë gjasa do të luajë me Strakoshën në portë, teksa para tij pritet të vendosen Balliu, Mitaj, Gjimshiti. Ndërkohë dilema më e madhe është se kush do të jetë “partneri” i kapitenit, teksa ka një balotazh mes Ismajlit, Ajetit dhe Kumbullës për një vend në qendër të mbrojtjes.

Pak më të avancuar do të vendosen Asllani dhe Ramadani, teksa pas sulmuesve do të vendoset me shumë gjasa Bajrami, i cili ul kështu në stol Laçin. Ndërkohë nga krahët e sulmit do të vendosen Asani dhe Hoxha , teksa maja e sulmit do t’i besohet Armando Brojës.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja. Trajner: Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga