
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka folur së fundmi për aventurën e kuqezinjve në Euro 2024. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta.gr”, Mitaj u ndal te shorti, teksa theksoi se Armando Broja ishte një ndër më të mirët e Europianit. Ndër të tjera, 20 vjeçari nuk kursen as elozhet për trajnerin Sylvinho.
Shorti?
“Mendova se do ishte më mirë, sepse ishin dy ndeshje të forta dhe ne do të tregonin që s’ishim për pushime. Mendoj se për çdo lojtar është më mirë të ketë një paraqitje të mirë përballë Spanjës, sesa Turqisë apo Sllovakisë, pa dashur të nënvlerësoj asnjë ekip, espe të gjitha skuadrat janë të mira dhe kanë arritur në një kompeticion europian".
Sulmuesi më i mirë në Europian?
"Broja mendoj se ishte një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur ky kompeticion. Ndërsa nga ata që janë endë në garë, është Mbappe".
Këshillat e Sylvinhos?
“Mendoj se ai sheh veten tek unë, pasi ka luajtur edhe në pozicionin që luaj unë. Ai donte të më drejtonte që të bëhesha më i mirë çdo ditë. Ishte i vetmi trajner që më ndihmoi të zhvillohesha rregullisht. Është një pjesë që shumë futbollistë duhet ta përmirësojnë dhe ai më ka ndihmuar shumë”.