Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Berat Gjimshiti shndërrohet në legjendë tek Atalanta, "ylli" kuqezi tejkalon "ikonën" e Suedisë

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti shndërrohet në legjendë tek Atalanta,
Gjimshiti dhe Stromberg

Berat Gjimshiti është një ikonë e padiskutueshme e Atalantas tashmë. Shqiptari ka thyer rekordin e kapitenit legjendar të klubit italian.

Duke qenë se legjionari ishte në fushë përballë Club Brugge në Champions, mbrojtësi ka kaluar numrin e paraqitjeve të një super lojtari si Glenn Stromberg.

Suedezi ka qenë pjesë e bergamaskëve në vitet 80-90’-të ku realizoi në total 273 paraqitje. Mesfushori nordik kaloi shumë vite në Bergamo duke bërë që tifozët bluzinj të dashurohen pas tij.

Mirëpo dje në mbrëmje futbollisti i Kombëtares tejkaloi “idhullin” e Atalantas me 274 paraqitje në favor të klubit të Serie A.

Gjimshiti vazhdon formën fenomenale me gola, asiste si ai për Reteguin dhe çmime si në Shqipëri ashtu dhe në Itali, ku me Atalantan ka ngritur Europa League, ccka e kthen në “Hall of Fame” të “Deas”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga