Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Bëmë historinë”, Ivan Balliu “shkel gazin” pas sigurimit të gjysmëfinales me ekipin nga Madridi

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëmë historinë”, Ivan Balliu “shkel
Ivan Balliu

Ekipi i Rayo Vallecano po shkruan historinë në Conferencë League. Edhe pse ata u mposhtën 3 – 1 në ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale ndaj AEK, falë fitores 3 – 0 para një javë në Madrid, arritën të siguronin avancimin në fazën tjetër.

Këtë moment historik për klubin nuk mund të kalonte në heshtje mbrojtësi i Shqipërisë Ivan Balliu. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, 34-vjeçari shkruan:

“Vetëm ne e dimë gjithçka që është dashur për këtë. Përpjekja, ditët e vështira, bisedat në dhomën e zhveshjes. Kjo është arsyeja pse dje kishte kaq shumë rëndësi.

Sepse jemi një grup i vërtetë miqsh. Dje bëmë HISTORI, por e bëmë së bashku”. Vlen të përmendet se Ivan Balliu e ka humbur pozitën e titullarit te skuadra madrilene e Rayo Vallecano, 4 ndeshje radhazi që “ngrohë” stolin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balliu (@balliu)

Poll

Lexo gjithashtu