Sot nis Europiani dhe e gjithë bota e futbollit është fokusuar aty. Atalanta ka postuar foto të lojtarëve që e përfaqësojnë në Euro 2024 dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte Berat Gjimshiti.
Klubi italian i uron fat të gjithëve. “Fillon një Euro2024 zikaltër. Fat të mbarë”, shkruan Atalanta dhe e shoqëron me foto të lojtarëve që ka në përbërje dhe janë pjesë e Europianit.
Kujtojmë se Shqipëria e luan takimin e parë kundër Italisë më 15 qershor ora 21:00. Do të jetë “Signal Iduna Park” i Dortmundit që pret të dyja përfaqësueset.
Poll