
Tek Interi kanë shumë ‘halle’ e kjo për faji të Calhanoglu. Turku do të mungojë me shumë mundësi për 3 sfida. Pra, rruga është e hapur për Kristjan Asllanin.
Shqiptari nuk do të ketë mundësinë të jetë titullar vetëm ndaj Veronës, por edhe në 2 takimet e radhës në ligën italiane. Sipas Tuttosport, prokuroria italiane ka marrë dokumentacionin e duhur dhe së shpejti do të njoftojë nëse lojtarë të Interit ose Milanit janë fajtorë për shkelje të rregullave federale.
Një nndër emrat në dorë të drejtësisë italiane është dhe ai i mesfushorit turk. Hakan pranoi marrëdhëniet me një nga drejtuesit e Curva Nord, që është shënjestra e hetimit. Kjo lidhje mund t’i heqë 3 ndeshje në tavolinë futbollstit.
Interi hidhërohet për Calhanoglu, por edhe mirëpret sërish Asllanin në lojë duke tentuar t’a kthejë ‘yllin’ shqiptar në bazament të fuqishëm të klubit.