
Elseid Hysaj padiksutim është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi me paraqitjet e tij ka qenë në çdo ndeshje një pikë kyçe, ndërsa në fushën e lojës ka bërë edhe rolin e një lideri.
Shkodrani aktualisht po jeton një nga momentet më të mira në Kombëtare. Duket se 31-vjeçari ka “rilindur” ndeshjet e fundit, ku me kuqezinjtë po jep shpirtin në fushë dhe është pikërisht ai që i duhej këtij ekipi.
Shpesh e kemi kritikuar për ndonjë “gabim”, por sërish mbetet një nga më të mirët e ekipit tonë Kombëtarr. Ndaj Serbisë arriti rekordin e Lorik Canës me numrin e ndeshjeve të zhvilluara me Kombëtaren shqiptare, 93.
E teksa mbrëmjen e djeshme ndaj Jordanisë ishte sërish në fushë dhe luajti ndeshjen e 94 me ekipin kuqezi. Një numër rekord, duke e bërë futbollistin me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Padiksutim që ky numër do të vazhdojë të rritet, pasi Hysaj do të vazhdojë të jetë një lider te kjo skuadër.
View this post on Instagram