Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja në qendër të merkatos, United do të luajë rol kryesorë në transferimin e shqiptarit te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja në qendër të merkatos, United do të luajë
Armando Broja

Armando Broja është një nga lojtarët shqiptar që do të ndryshojë ekip gjatë kësaj merkatoje. Pas përfundimit të aventurës së Kombëtares në Euro 2024, tashmë hapet rruga për të vendosur të ardhmen e tij.

Disa ekipe kanë interes për 22-vjeçarin dhe në “pole-position” vazhdon të jetë Milan. Kuqezinjtë e kanë Brojën në listën e futbollistëve që synojnë transferimin e tij për sulmin. Karriera e sulmuesit shqiptar duket gjithmonë e më afër Serie A.

Pikërisht për këtë Manchester United mund të jetë ekipi vendimtar që do të vendosë për të ardhmen e Brojës sipas "Express.co.uk". Kjo pasi “Djajtë” kërkojnë Joshua Zirkzee, i cili gjithashtu është objektivi kryesorë i Milan për të zëvendeësuar Olivier Giroud.

United duket shumë afër holandezit dhe në këto kushte Milan do të punojë fort  për transferimin e Brojës. Ky i fundit gjithashtu kërkohet nga Everton në Premier League dhe Stuttgart në Bundesligë. Për të lënë të lirë sulmuesin shqiptar, Chelsea kërkon jo më pak se 30 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga