Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja më i mirë se Sokol Kushta?! Gazetari Artan Hoxha bën deklaratën e guximshme: Nga momenti i dëmtimit ndryshoi situata

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja më i mirë se Sokol Kushta?! Gazetari Artan Hoxha
Armando Broja, Artan Hoxha dhe Sokol Kushta

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në televizionin “News 24”, ku ka folur për sulmuesin e Kombëtares Armando Broja. Hoxha nuk ka hezituar ta lartësojë 24-vjeçarin më lart edhe se legjenda e futbollit shqiptar Sokol Kushta, duke marrë si pikë referimi prezencën e Brojës te Chelsea në Premier League:

“Si është e mundur që ky lojtari (Armando Broja) nuk është kaq i mirë sa themi ne, ndërsa një nga klubet më të mëdha të Premier League-s angleze siç është Chelsea i dha kontratë 6-vjeçare?! Pra, atyre nuk i shpëton kollaj elementi.

Ata (Chelsea) i kanë dhënë mundësinë, sepse ai i kishte parametrat. Nga momenti i dëmtimit dhe mbrapa ndryshoi situata. Sokol Kushta për kohën e vet ka qenë një lojtar shumë i mirë, ama nuk ka luajtur në Premier League”.      

Poll

Lexo gjithashtu