Armando Broja do të largohet nga Chelsea në merkaton e verës. Klubi londinez nuk e ka pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm, për këtë ka vendosur ta shesë sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se interesim për Brojën ka shprehur klubi i Monacos. Gjigantët francez po kërkojnë për një numër “9” dhe profili i Brojës është i përshtatshëm.
Kujtojmë se sulmuesi shqiptar mbylli një sezon me pak minuta në Premier League. Pjesën e parë të sezonit e kaloi me Chelsean, ndërsa në të dytën shkoi si huazim te Fulham.
Poll