Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha ka folur në lidhje live për “Koha Shtesë +3”, teksa ka shuar kureshtjen për të ardhmen, madje duke bërë “zhurmë” për Armando Brojën:
“Më pëlqen Anglia, është nivel më i lartë i futbollit në gjithçka. Të shohim, kam firmosur kontratën e re me klubin e Dinamo Zagreb, ata kanë të drejtat për shitjen time ose vazhdimin në Zagreb.
Për oferta konkrete nuk kam dëgjuar. Nuk jam i interesuar për këtë gjë tani. Besojë se mund t’i përshtatem futbollin anglez. Polonia? Grupi te Kombëtarja është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Atmosfera është shumë e mirë. Besojë se mund të bëjmë ëndrrën realitet.
Fitorja në Serbi ishte një faktor. Jemi të bashkuar. Broja? Armando për kualitet nuk ka rival. Cilësitë e tij nuk i vendos në diskutim askush.
Lëndimet e kanë dëmtuar për vazhdimësinë. Për kualitet, Armando Broja mund të luaj te Real Madrid dhe Barcelona. Besojë shumë se Broja do rikthehet dhe do na ndihmojë. Jam i bindur se do shfaqet sërish Broja që njohim të gjithë. Ai stërvitet shumë mirë, është një profesionist i vërtetë”.
