
Armando Broja - Sylvinho
Armando Broja nuk është më lojtari më i vlerësuar shqiptar në “transfermarkt”. Është tjetër sulmues shqiptar, që i ka marrë “kurorën” në tregun e transferimeve të lojtarëve.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën. Me përditësimet e fundit, lojtari i Lille vlerësohet 25 milionë euro. Në anën tjetër Broja ka një vlerë prej 22 milionë eurosh.
Dhe pse ka humbur terren para Euro 2024, Broja ka mundësinë e artë të fitojë nga eksperienca në Gjermani. Si sulmues i kombëtares shqiptare, Broja do të jetë në qendër të vëmendjes.
Poll