
Ardian Ismajli është një lider te Empoli dhe pavarësisht ofertave dhe interesimeve në këtë merkato, drejtuesit nuk “hoqën” dorë nga shqiptari. Mbrojtësi u kërkua me ngulm nga Napoli, ndërsa pavarësisht kësaj vazhdon të jetë në fokusin e tyre për merkaton e ardhshme.
Por jo vetëm kaq, pasi shqiptari ka përfunduar në radarin e një tjetër skuadre . këtë herë Galatasaray është i interesuar për shërbimet e tij. Sipas Nicolo Schira bëhet em dije se turqit do të monitorojnë këtë pistë deri në detaje.
Kujtojmë se Ismajli ka kontratë të vlefshme me Empolin deri në qershor të këtij viti dhe fakti që mes palëve ende nuk ka një rinovim, ka bërë që shumë ekipe t’i “qepen” pas. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.
Aktualisht mbrojtësi ka marrë një dëmtim në sfidën që Empoli zhvilloi kundër Juventusit dhe në ditët e arshme do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësur edhe shkallën e dëmtimit.
???? Excl. - #Galatasaray have shown interest in #Empoli’s centre-back Ardian #Ismajli. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 3, 2025