Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Anis Mehmeti në Kombëtare?! DEKLARATA e papritur në studio: Ai do të shënojë përballë Polonisë!

Shkruar nga NEWSPORT
Anis Mehmeti në Kombëtare?! DEKLARATA e papritur në studio: Ai do
Fotomontazh/ Sylvinho - Anis Mehmeti

Anis Mehmeti vazhdon që të jetë një nga më të komentuarit, kjo për shkak të mungesës së tij në Kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Sylvinho nuk e fton. Për këtë ka folur menaxheri i futbollistit, Mario Cenolli.

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2 CNN, Cenolli ka thënë se Mehmeti mezi pret që të luajë për Shqipërinë, madje thekson se nuk e di pse Sylvinho s’e fton. Ndër të tjera ai e bën “fakt” të prezencën e sulmuesit në mars, duke parashikuar se Mehmeti do të shënojë.

“Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Sylvinho nuk e thërret.

Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, u shpreh Cenolli.

Poll

Lexo gjithashtu