Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Alen Sherri “kryqëzon gishtat”, te Cagliari vendosin përfundimisht në verë për portierin titullar

Shkruar nga NEWSPORT
Alen Sherri “kryqëzon gishtat”, te Cagliari vendosin
Alen Sherri

Alen Sherri u trnasferua nga Egnatia te Cagliari në Serie A, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Gardiani i portës deri më tani ka mundur të luajë në 7 ndeshje me skuadrën italiane, por siç duket nuk i kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit.

Këto të fundit në merkaton e dimrit transferuan Elia Caprile. Ky i fundit erdhi nga Napoli në formë huaizmi, me Cagliarin që në fund të sezonit ka të drejtën të blejë përfundimisht kartonin e tij.

Pikërisht kështu do të veprojnë drejtuesit e Cagliarit, të cilët në fund të sezonit do të aktivizojnë klauzolën për të blerë përfundimisht kartonin e 23-vjeçarit. Në këto kushte do të thotë që Sherri mesa duket nuk shihet si titullarë dhe ish-i i Egnbatias do të duhet të luftojë për të fituar besimin e stafit të skuadrës për t’i besuar “çelësat” e portës për sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga