Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Agostinelli “injoron” mbrojtësin shqiptar: Hysaj apo Lazzari? Do vija bast për të dytin

Shkruar nga NEWSPORT
Agostinelli “injoron” mbrojtësin shqiptar: Hysaj apo Lazzari?
Andrea Agostinelli & Elseid Hysaj

Ditën e sotme në qendrën e infermierisë e Lazios u paraqitën disa prej lojtarëve të Lazios. Një prej tyre ishte edhe Elseid Hysaj që kreu vizitat mjekësore duke konfirmuar se do të jetë pjesë e sezonit të ri me kryeqytetasit.

Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, nuk është një profil lojtari që pëlqehet nga ish-trajneri i Flamurtarit. Andrea Agostinelli në njëfarë mënyre ka “injoruar” Hysajn përpara Lazzarit.

Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri i klubeve shqiptare ka thënë se do zgjidhte italianin para shqiptarit. “Midis Hysajt dhe Lazzarit, do të vija bast për këtë të dytin.

Lazzari ishte një nga mbrojtësit më të mirë deri para disa vitesh. Pastaj ai luftoi për t’u rikthyer në ato nivele, siç ndodh me të gjithë ata lojtarë që ndihen më pak të sigurt”, u shpreh Agostinelli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga