
Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi së fundmi miqësoren me Gjibraltar, e fitura 1-0 me golin e Jasir Asanit nga penalltia. Ajo çka shkaktoi çudi përkoi me inkuadrimin nga minuta e parë së bashku e Mirlind Dakut dhe Armando Broja.
Të dy ishin prezentë për 45 minuta secili, 90 minuta në total, por nuk ishin në gjendje të godisnin në asnjë rast portën mike. Kjo e dhënë shqetëson.
Edhe pse Daku po kalon një moment të mirë te Rubin Kazan, ai nuk po mundet ta demostrojë diçka të tillë edhe nën urdhërat e Sylvinhos. Sulmui shqiptar që bënë pjesë te Burnley (Broja) po ashtu tregoi nivel të ulët ndaj një rivali modest. Vlera në treg e Dakut (8 milionë euro) dhe Brojës (12 milionë euro) shkon në 20 milionë euro.