Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

7 milionë euro për Marash Kumbullën, Europiani deciziv për mbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
7 milionë euro për Marash Kumbullën, Europiani deciziv për
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në periudhën e merkatos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hedhur pas krahëve një dëmtim të frikshëm që e mbajti larg fushave për më shumë se 6 muaj dhe tani është i gatshëm për minuta.

Në janar u huazua te Sassuolo, aty ku luajti disa ndeshje të mira dhe tani duhet të rikthehet sërish te Roma. Kryeqytetasit ende s’kanë vendosur për të ardhmen e tij, ta shesin apo jo. Megjithatë, një ofertë e mirë do të dëgjohet me shumë kujdes nga drejtuesit dhe një e tillë vjen nga Bundesliga.

Hamburg është gati të paguajë deri në 7 milionë euro për 24-vjeçarin. Skuadra e njohur aktualisht gjendet në Bundesliga 2 dhe në javët e fundit kan dalë nga gara për t’u ngjitur në elitë, ndaj ky operacion nuk duket të jetë i lehtë.

Vendimi final do t’i takojë Kumbullës, nëse do të pranojë të zbresi një kategori më poshtë për minuta apo do të shqyrtojë mundësi më të mira. E gjitha varet edhe nga Europiani, aty ku mbrojtësi pritet të jetë i grumbulluar me Shqipërinë. Nëse dhuron performanca të mira, sigurisht ofertat e kënaqshme nuk do të mungojnë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga