
Armando Broja
Pas fitores së fundit me Letoninë në “Air Albania” lojtarët e kombëtares shqiptare janë rikthyer në klubet e tyre. 7 prej tyre do të zbresin sot në fushë në 5 ligat kryesore të Europës.
Në orën 12:30, Kristjan Asllani dhe Torino do të udhëtojnë për t’u përballur me Romën
Në orën 15:00, Armando Broja pritet të dalë në fushë me ekipin e Burnley në shtëpi, të cilët presin gjigantët e Liverpool. Në të njëjtën orë, Atalanta e Gjimshitit pret në Bergamo ekipin e Lecces së Berishës dhe Ramadanit.
Vëmendja tek legjionarët zhvendoset më pas në orën 18:00 ku Lazio e Elseid Hysajt do të udhëtojë në transfertën e Sassuolos. Ndërsa Rayo Vallecano i Ivan Balliut luan në orën 18:30 ndaj Osasunës.
Poll