
Rey Manaj
Rey Manaj është në nominim për çmimin “Lojtari i Vitit” në Superligën turke, sipas faqes zyrtare të “Transfermarkt”.
Media “Transfermarkt.tr” që merret me vlerën dhe transferimet e lojtarëve të kampionatit turk, ka shpallur Manajn si një nga kandidatët për këtë çmim prestigjoz, duke qenë një nga më të mirët për sezonin 2023/2024.
Fituesi do të zgjidhet nga votat e publikut, ashtu siç thotë edhe vetë “Transfermarkt”.
Ky nominim i sulmuesit të Kombëtares shqiptare vjen padyshim pas sezonit fantastik që po kalon me Sivasspor. 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupë, kanë bërë që lushnjari të jetë një kandidat serioz për ta fituar këtë çmim.
View this post on Instagram
Poll