
Ernest Muci
I transferuar në janar nga Legia te Besiktas, Ernest Muçi është kthyer në pikë kyçe për repartin ofensiv të ‘gjigantit’ turk. Paraqitjet fantastike me fanellën e turqve, kanë bërë që Aston Villa të ofrojë plot 20 milionë euro.
Megjithatë, siç raportohet nga mediat turke, skuadra e Besiktas e ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme këtë fortë.
Skuadra që militon në elitën e futbollit në Turqi, po pret përfundimin e Euro 2024, duke shpresuar që vlera e sulmuesit shqiptar të shumëfishohet në përfundim të këtij kompeticioni.
Gjithsesi, Aston Villa nuk pritet që të heqë dorë kaq shpejt nga shërbimet e ish-it të Tiranës, që deri më tani me Besiktas ka shënuar 4 gola në Kupë dhe Superligë.
Poll