Armando Broja është i huazuar te Fulham nga shkurti i këtij viti. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po tregon impakt te klubi anglez dhe në fund të sezonit do të rikthehet te klubi i Chelseat. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e 22-vjeçarit shihet larg londinezëve.
Crystal Palace që po ashtu militon në Premier League është i gatshëm të derdhë në arkat e Chelseat 20 milionë euro. Ky nuk do jetë sesioni i parë i merkatos që Crystal Palace shpreh interes.
Janë londinezët që po stepen për finalizimin e operacionit. Pretendimi është të grumbullojnë më shumë të ardhura për lojtarin e dalë nga akademia e tyre
Chelsea e ka huazuar më parë te Vitesse dhe Southampton ku ka pikasur me aftësitë e tij. Me huazimin te Fulham, “Blutë” përfitojnë 4 milionë paund në përfundim të sezonit.