Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

2 gola në 3 ndeshje, trajneri elozhe Medon Berishës: Është një lider i vërtetë!

Shkruar nga NEWSPORT
2 gola në 3 ndeshje, trajneri elozhe Medon Berishës: Është
Medon Berisha - Sylvinho

Trajneri i Lecces, Eusebio Di Francesco ka folur pas sfidës ku ekipi i tij fitoi 1-0 përballë Fiorentinës. Tekniku italian nuk kurseu elozhet për mesfushorin shqiptar, Medon Berishën.

Kujtojmë që ky i fundit, shënoi golin e vetëm të sfidës. Gjithashtu, mesfushori i Kombëtares shqiptare u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Di Francesco thotë për të se është një lider i vërtetë.

“Po kërkoj ende pozicionimin e tij ideal. Ai është rritur si mesfushor qendre te të rinjtë, por unë e kam përdorur në role të ndryshme. Për të mbajtur fanellën me numrin 10 duhet edhe një kohë loje më shumë se të tjerët, sot ka treguar se e ka. Është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij grupi”, tha Di Francesco. 

Poll

Lexo gjithashtu