
Ernest Muçi është mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare për duelet me Serbinë dhe Jordaninë. Ish-i i Tiranës nuk është në listën e kuqezinjve për këto 2 sfida, teksa është lënë jashtë nga Sylvinho.
Ish-i i Tiranës me Trabzonspor ka arritur te luajë 117 minuta, por që nuk kanë mjaftuar për të bindur këtë herë Sylvihon për t’i dhënë një ftesë për dy ndeshjet e radhës. Në konferencën për shtyp, Sylvinho theksoi se lënia jashtë e Muçit është për arsye teknike.
Kjo pasi në krahun e majtë sipas brazilianit ka disa lojtarë dhe për sfidën me Serbinë vendosi të linte jashtë ish-in e Tiranës, pasi për shkak të ndërrimit të skuadrës i duhet edhe kohë të ambientohet. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në grumbullimet e tjera, nëse timonieri i kuqezinjve do të rigrumbullojë sërish Muçin apo do ta lërë sërish jashtë.