
Eros Grezda mori vendimin surprizues pak muaj më parë kur vendosi të ndërpresë karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi i njohur zbuloi vendimin e tij në rrjete sociale ku u shpreh se kërkon një periudhë pushimi pas vështirësive në vitet e fundit.
Nga ajo ditë, Grezda po shijon pauzën nga futbolli i luajtur ku po rikuperon energji të reja për t’u rikthyer më i fortë se kurrë. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e ka lënë në asnjë moment stërvitjen teksa vijon ditë pas dite ushtrimet personale.
Së fundmi, në një postim në faqen e tij në Instagram ai nxjerr pamje nga palestra ku duket në formë të shkëlqyer fizike dhe shkruan: Gati! Një sinjal ky për një rikthim të mundshëm në fushën e lojës? Mbetet të shihet.
