Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

VIDEO/ Gol fantastik dhe me peshë në Skoci, ish-i i Partizanit "shndërrohet" në bomber

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol fantastik dhe me peshë në Skoci, ish-i i Partizanit
Mikulic

Sot në Skoci një ish-i Superiores ka arritur të shkëlqejë dhe të gjejë golin. Bozo Mikulic që vetëm vjet luante në Shqipëri, tashmë dhuron gola në ishullin britanik.

Kroati qëndroi vetëm gjysëm viti në Tiranë pas afrimit tek Partizani. Ballkanaasi u soll tek të kuqtë në merkaton e dimrit të vitit të kaluar, por ecuria e tij tek kryeqytetasit zgjati vetëm 6 muaj.

Ish-i “Demave” i gjendur tanimë në ligën skoceze ku paraqitet legjionari Nedim Bajrami, ka arritur të shënojë ditën  e sotme për St Johnstone. Madje, mbrojtësi realizoi 1 gol me peshën e fitores.

Mbrojtësi kroat në minutën e 88-të kreu një manovër të bukur në zonë dhe realizoi ndaj Motherëell që është një skaudër jo e lehtë në SPFL. Lojtari me numrin 2 përmbysi gjithçka vetëm në fund për t’i dhënë bluve 3 pikët.

Mikulic harron kështu eksperiencën e keqe në vendin tonë ku nuk ra në sy dhe bëhet protagonist në kampionatin ku aktivizohet Bajrami.

Goli i Mikulic

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga