
Francesco Totti
Në një intervistë për mediat italiane, Francesco Totti ka thurur lëvdata për Paulo Dybalën, i cili aktualisht luan me Romë. “Ai është një nga lojtarët që më ngjan më shumë.
“Paulo është një talent i vërtetë, jo vetëm në Itali. Në kohën time kishte shumë, sot ka 5 ose 6 si ai në botë. Njëri prej tyre është Yamal.”, tha Totti fillimisht për Dybalan.
Më pas, ish-sulmuesi italian foli dhe për marrëdhënien e tij me Romën. “Nuk kam menduar kurrë të luaj me një ekip tjetër, nuk do të kishte kuptim. Vetëm unë dhe Maldini luajtëm 25 vite në një klub. Por a mendoni se Messi për 25 vite në Romë me Cesar, Gomez dhe Pivotto do të kishte fituar të gjithë ata Topa të Artë?”, shprehet Totti.
Poll