Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shkodra dhe Lezha japin “dritën jeshile”, Blendi Fevziu gati të bashkohet me ekipin e FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodra dhe Lezha japin “dritën jeshile”, Blendi Fevziu gati
Blendi Fevziu - FSHF

Ditën e sotme në Lezhë dhe Shkodër janë hedhur propozime për kandidaturën e presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzektiv të institucionit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Si Lezha ashtu dhe Shkodra propozuan dhe votuan unanimisht z. Armand Duka si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë që një emër i ri është propozuar për një vend në KE-në e FSHF-së.

Bëhet fjalë për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka marrë “dritën jeshile” nga anëtarët e SHRF Lezhë dhe anëtarët e SHRF Shkodër, që ai të jetë kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Vlen të theksohet se Fevziu është një promovues i madh i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe futbollit shqiptar në tërësi, duke i dhënë “zë” si brenda dhe jashtë vendit.

Poll

Lexo gjithashtu