Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Serbët s'i gjen gjë në Shqipëri dhe as Kosovë...”, kryebashkiaku socialist i "ashpër" para ndeshjes: Agresori bën viktimën! Po futbollistëve tanë do u “vlojë” gjaku?

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbët s'i gjen gjë në Shqipëri dhe as
Fotomontazh/ Kombëtarja shqiptare - Pjerin Ndreu

Kombëtarja shqiptare do të përballet të shtunën e 7 qershorit me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumi “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë në prag të këtij dueli ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku socialist “sulmon” në një farë mënyrë serbët, teksa kërkon nga futbollistët kuqezi që t’u “vlojë gjaku” në një ndeshje të tillë.

Reagimi i Pjerin Ndreut:

Serbet nuk i gjen asgje ne Shqiperi! As ne Kosove! Dhe ne asnje vend ku ka shqiptare! Keshtu qe nuk kane pse bejne sikur jane ne rrezik pa lidhje! Jane ato qe kane vra gra, femije dhe burra shqiptare!
Une kam me shume hallin e ketyre futbollisteve tane! A thu do ju vloje gjaku i “hakmarrjes” me gola?! A thu do motivohen te lene shpirtin ne fushe dhe te dalin te fituar?! A thu do e bejne krenar nje komb te tere qe eshte me sy e veshe ne Air Albania?!
Kete kam frike une se nuk jam i sigurte! Pa muhabetet ballkanase, ku agresori ben si viktime, eshte nje tekst i lexuar me shume se nje milion here!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga