Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

Shkruar nga NEWSPORT
Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton
Projekti “100 Fushat”

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.

Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin

Poll

Lexo gjithashtu