
Me Kampionatin Europian për U17 që organizohet në Shqipëri dhe nis në datën 19 maj, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, ka nënshkruar Deklaratën e të Drejtave të Njeriut për të siguruar një futboll gjithëpërfshirës.
Në kuadër të këtij kampionati, Deklarata e të Drejtave të Njeriut përcakton përgjegjësi të qarta për organizatorët, federatat pritëse, autoritetet qeveritare dhe operatorët e stadiumeve. Kjo deklaratë angazhon UEFA-n, Federatën Shqiptare të Futbollit, autoritetet qeveritare, operatorët e stadiumeve, si dhe Bashkitë e qyteteve ku do të mbahen ndeshjet e turneut.
Deklarata e të Drejtave të Njeriut ka si synim shmangien e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe promovimin e një kulture respekti dhe përfshirjeje. UEFA ka publikuar këtë vit strategjinë për Mjedisin, Shoqërinë dhe Qeverisjen (ESG) për Kampionatin UEFA U17, Shqipëri 2025. Kjo strategji thekson rritjen e përgjegjësisë së organizatave sportive për të vepruar si katalizatorë të të drejtave të njeriut dhe progresit shoqëror.
Ky angazhim synon që Kampionati UEFA U-17, Shqipëri 2025, të jetë një mundësi për të ndërtuar ura, si brenda dhe jashtë fushës, duke vepruar si një forcë nxitëse për respektimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Deklarata gjithashtu përfshin instrumentet ndërkombëtare që shërbejnë si referencë për proceset e kujdesit të duhur të enteve organizuese.
Kjo është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe përfshirjen e të gjithëve në ngjarje dhe për t’u siguruar që të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen gjatë organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare të futbollit.
Deklarata e plotë e të Drejtave të Njeriut për UEFA U17 “Shqipëri 2025”