Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Luftëtarit dhe Kombëtares, Duka mesazh të ndjerë: U trishtova , mik i mirë dhe me shumë vlera

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Luftëtarit dhe Kombëtares,
Sefedin Braho

Futbolli shqiptarë është në zi. Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Luftëtarit. Bëhet fjalë për Sefedin Braho, i  cili në të kalaurën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Partizanit.

Gjithashtu ka kontribuar edhe me fanellën e Kombëtares. Për ndarjen nga jeta t ëish-futbollistit ka reaguar edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka shprehur ngushëllimet e tij, ndërsa ka theksuar se është tronditur nga ky lajm.

“Me trishtim të madh mësova sot lajmin e ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos, një emër i madh i futbollit shqiptar e veçanërisht atij gjirokastrit, pjesë e Luftëtarit, Partizanit si edhe i Kombëtares në periudhën 1970-1980.

Braho ishte një mik i mirë, personalitet me vlera të mëdha dhe një emër që ka shkruar historinë me germa të arta.

Dua t'u shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të Brahos, ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

I paharruar qoftë Sefedin Braho!”, ka shkruar Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga