Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kristaq Eksarko ndërroi jetë pak ditë më parë, kërkohet ndihmë financiare për familjen e ish-futbollistit të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kristaq Eksarko ndërroi jetë pak ditë më parë,
Kristaq Eksarko

Kristaq Eksarko ndërroi jetë pak ditë më parë, saktësisht më 29 dhjetor. Ish-futbollisti i Partizanit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 66-vjeçare, duke lëmë një dhimbje të thellë në familjen e tij.

Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje tjetër. Por pavarësisht gjthçkaje, nuk ia doli dot të luftonte më gjatë me jetën, ndërsa do të vazhdojë të mbahet mend për shpirtin luftarak që pati jo vetëm në fushën e lojës, por edhe me sëmundjet.

Me skuadrën e Partizanit në karrierën e tij ia doli të fitonte 2 tituj kampin dhe një Kupë Republike, teksa falë paraqitjeve të tij pozitive me të kuqtë, mundi të siguronte edhe Kombëtaren shqiptare.

Tashmë që kanë kaluar rreth 1 javë nga ndarja nga jeta e legjendës së kuqe, Kristaq Eksarko, një apel për ndihmë financiare, nga një tjetër legjendë e Partizanit dhe e Kombëtares sonë si ish-shoku i tij i ekipit Ylli Shehu po bëhet për familjen e tij, që ndodhen në vështirësi ekonomike. Shehu nëpërmjet postimit të një numri llogarie mbankare bën apel për ndihmë për familjen e Kristaqit.

Kristaq Eksarko ndërroi jetë pak ditë më parë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu