Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Goli i Kane? Ai më vrau dorën”, Thomas Strakosha “sms” shokëve të ekipit: Të qëndrojmë me këmbë në tokë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli i Kane? Ai më vrau dorën”, Thomas Strakosha
Thomas Strakosha

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur Thomas Strakosha. 

“Kane më vrau pak dorën, por për ndeshjen s’kam çfarë them, dhamë maksimumin. Pësuam golin, tani të mendojmë për “play-off”. Të gjithë janë të gëzuar, sepse është hera e parë për ne. Të qëndrojmë me këmbë në tokë, për ata që mendonin se do fitonim me Anglinë nuk është e lehtë, ata s’kanë pësuar.

Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, por s’kemi marrë maksimumin, por edhe kemi marrë pikë. Të marrim leksion, që të besojmë më shumë te vetja, të krijojmë më shumë, sepse ekipi ka cilësi përpara. Të sulmojmë të gjithë bashkë.

Irlandë, Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells për “play-off”? S’kam asnjë preferencë. Do të jetë ndeshje emocionuese, për ne dhe ata. Por duhet të marrim maskimumin dhe të shkojmë në finale përballë çdo ekipi.

Përballë Kane? U ndjeva keq, sepse më shënoi dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden, Saka dhe Rashford ndryshoi loja. Por është një leksion për ne, që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ishalla në ndeshjet e tjera me ekipe si Anglia të mos pësojmë gol”, tha Strakosha.

Poll

Lexo gjithashtu