Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF arrin marrëveshjen, kuqezintë do të luajnë dy miqësore ndaj Bullgarisë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF arrin marrëveshjen, kuqezintë do të luajnë dy
FSHF

FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Bullgare të Futbollit për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore mes Kombëtares U-19 dhe Bullgarisë U-19, në kuadër të përgatitjeve të ekipit për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Kombëtarja U-19 do të luajë këto dy takime në transfertë, në “National Football Base” në Sofje, një mundësi e rëndësishme për trajnerin Fatjon Tafaj dhe stafin teknik që të testojë grupin e lojtarëve dhe të vlerësojë formën e tyre në një nivel kompetitiv.

Ndeshja e parë do të luhet më 4 qershor, në orën 18:00, ndërsa takimi i dytë është programuar më 7 qershor, në orën 10:30.

Programi i ndeshjeve:
Bullgari U-19 – Shqipëri U-19, 4 qershor, ora 18:00, National Football Base, Sofje
Bullgari U-19 – Shqipëri U-19, 7 qershor, ora 10:30, National Football Base, Sofje

Poll

Lexo gjithashtu