
Kombëtarja e Futsallit luajti sot ndeshjen e pestë kualifikuese ndaj Kazakistanit, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026. Në takimin e luajtur në “Jekpe-Jek Hall” të Astanës, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 4-2. Golat për Shqipërinë i shënuan Shkodra dhe Toma.
Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj, Roald Halimi (C).
Kazakët shënuan tre gola në pjesën e parë. Ishte Damir Kairbay ai që zhbllokoi takimin, ndërsa Leo shënoi dy gola të tjerë.
Në fraksionin e dytë, Shqipëria ngushtoi rezultatin në minutën e 24-t me Arber Shkodrën. Megjithatë, Kazakistani shënoi edhe golin e katërt me Yesenamanov.
Në fundin e takimit, Shqipëria shënoi dhe golin e dytë me Tomën. Ndeshja u mbyll 4-2 për Kazakistanin.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese më 12 prill ndaj Danimarkës në Tiranë.