Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2.
Megjithatë, kuqezinjtë tanë mbeten në “play-off” të Botërorit, me shortin që do të hidhet më 20 nëntor. Por Shqipëria ka marrë një “lajm të keq”, përsa i përket sfidës së parë “play-off” që do të luhet më 26 mars, 2026.
Ndeshja përballë kundërshtarit të parë në atë fazë, do të luhet në transfertë. Sigurisht që një sfidë jashtë e bën akoma më të vështirë kualifikimin, por vetëm në letër.
Poll



