Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FOTO/ Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho lë Shqipërinë për Portugalinë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho lë Shqipërinë
Arbër Hoxha, Sylvinho, Medon Berisha dhe Berat Gjimshiti

Në vijim të punës së vëzhgimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane, trajneri Sylvinho ishte i pranishëm mbrëmjen e së premtes në ndeshjen Porto – Famalicao, e vlefshme për kampionatin portugez.

FOTO/ Shkak bëhet mbrojtësi, Sylvinho lë Shqipërinë
Trajneri Sylvinho në ndeshjen Porto – Famalicao

Trajneri brazilian ndoqi nga afër paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares, Enea Mihaj, i cili është pjesë e Famalicaos. Mihaj luajti për 90 minuta të plota dhe ishte graduar kapiten i skuadrës në këtë takim.

Trajneri Sylvinho do të vijojë turin e tij në disa vende të Europës, teksa stafi teknik po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga