Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Konferenca e veçantë, Armand Duka uli në një tryezë ish-in dhe trajnerin e ri, Sylvinho e Maran “kokë më kokë” para epokës së re

Shkruar nga NEWSPORT
Konferenca e veçantë,  Armand Duka uli në një tryezë
Sylvinho, Armand Duka & Rolando Maran

Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një konferencë “surprizë”. Pikërisht sot, në të njëjtën konferencë u bënë dy zyrtarizime, më saktë një largim e një afrim.

Sylvinho njoftoi largimin e tij nga Kombëtarja pas 34 ndeshjesh në stol. Vetëm pak sekonda më vonë, foli edhe trajneri i ri Rolando Maran, i cili krah Sylvinhos mbajti fjalët e para si teknik u kuqezinjve.

Një konferencë e veçantë për vetë faktin që presidenti i FSHF-së, Armand Duka uli në një tryezë ish-trajnerin dhe “timonierin” e së ardhmes. Madje, ishte Sylvinho ai që e “bekoi” Maran për misionin që do të ketë në krye të Kombëtares kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu