Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Open Stage në SHBA dhe Kanada, FSHF vijon procesin e seleksionimit të talenteve shqiptare në diasporë

Shkruar nga NEWSPORT
Open Stage në SHBA dhe Kanada, FSHF vijon procesin e seleksionimit të
©Credits FSHF

Një nga nismat më të rëndësishme të Federatës së Futbollit vijon të mbetet identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në SHBA dhe Kanada.

Në këtë kuadër, më 27 qershor do të zhvillohet “Open Stage”, një ditë seleksionimi e dedikuar për futbollistët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Aktiviteti do të organizohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York.

Qëllimi i këtij aktiviteti është evidentimi dhe ndjekja nga afër e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në SHBA dhe Kanada, me synimin për t’i afruar pranë ekipeve kombëtare të moshave.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave, ku të gjitha lojtaret e interesuara do të kenë mundësinë të marrin pjesë pa kufizim moshe.

Të gjithë futbollistët e interesuar duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën: [email protected] .

Aplikimi duhet të përfshijë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, faqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, lojtarët do të marrin gjatë javës së parë të qershorit një e mail konfirmimi me orarin e paraqitjes, adresën e saktë të aktivitetit, si edhe formularin online “waiver”, që duhet të firmoset për pjesëmarrjen në seleksionim.

Poll

Lexo gjithashtu