Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ceremonia që nderoi ish-futbollistët e Kukësit, presidenti Armand Duka: FSHF do vijojë me investime për komunitetin, kthejmë futbollin kuksian aty ku e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
Ceremonia që nderoi ish-futbollistët e Kukësit, presidenti Armand
Presidenti i FSHF-së Armand Duka në aktivitetin në Kukës

Të shtunën u mbajt aktiviteti në nderim të futbollistëve të ekipit të Kukësit të viteve ’70-’80, pjesë e së cilës ishte dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë ceremoni emocionuese që u zhvillua në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës së qytetit, kreu i Federatës ndau vlerësimet e tij më të mëdha, teksa përmes një postimi të bërë në profilin e tij në rrjete sociale shprehu kënaqësinë që u bë pjesë e një ngjarje të shënuar. 

Duka theksoi se federata do të vijojë të qëndrojë pranë futbollit në Kukës, ku premtoi se për këtë qytet do të vijnë investime të rëndësishme dhe projekte me vlerë për komunitetin, duke nënvizuar dhe stadiumin që mbetet simbol i këtij vizioni për të ardhmen. 

Poll

Lexo gjithashtu