Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Armand Duka: Shtet me zemër të madhe, futbolli ishte një ambasador fantastik në arenën ndërkombëtare

Shkruar nga NEWSPORT
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Armand Duka: Shtet me
Postimi i Dukes

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë.

Në këtë ditë speciale urimet janë të shumta. Një prej tyre vjen edhe nga Armando Duka.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka theksuar se edhe futbolli ka luajtur një rol të madh për njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ndër të tjera shkruan se është një shtet me zemër të madhe.

“Urime ditën e Pavarësisë Kosovë!

17 vite progres, në çdo fushë, me futbollin që ka qenë një ambasador fantastik për njohjen në arenën ndërkombëtare të një shteti me një popull me zemër të madhe!

Gëzuar Kosovë!”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se Kosova u shpall e pavarur në Kuvendin e Kosovës, në orën 15:39, të dielën e 17 shkurtit 2008, ku u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe nga ajo ditë 17-vjetori i pavarësisë e gjen si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga